Kosova e mposhtë Turqinë në grupmoshat U21

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Turqisë me rezultat 3:1, në ndeshjen e vlefshme të grupit 3 për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Arbenit Xhemajli ia dha epërsinë 1:0 Kosovës në minutën e 45-të, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Turqit e filluan shumë mirë pjesën e dytë, duke e barazuar rezultatin përmes Halil Dervisoglut (46’).

Verdhekaltrit e rikthyen epërsinë falë golit të Mirlind Dakut në minutën e 72-të.

Ndërkohë, rezultatin përfundimtar të takimit e vulosi Lirim Kastrati në minutën e 89-të.

Kjo është fitorja e dytë e Kosovës në po aq ndeshje të zhvilluara në grupin 3 dhe e zë vendin e parë në tabelë.