Kosova e Shqipëria koordinohen për shënimin e 20-vjetorit të Eksodit

Drejtorët e Arsimit nga Kukësi, Prizreni dhe Dragashi filluan koordinimin për shënimin e 20-vjetorit të Eksodit në Kukës.

Në këtë takim tre drejtorët e arsimit Vloran Cenaj Dragash, Skender Susuri Prizren dhe Skender Ahmeti Kukës, filluan sot koordinimin për shënimim e 20 vjetorit të Eksodit ‘99 në Kukës.

Drejtorët u dakorduan që në këtë përvjetor të marrin pjesë nxënës nga shkollat e Kukësit, Prizrenit dhe Dragashit me ansamblet e shkollave, grupet e krijimeve artistike dhe ekipet e ndryshme sportive që ky përvjetor të jetë sa më madhështorë.