Kosova fiton ndaj Madagaskarit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka fituar sfidën miqësore kundër skuadrës afrikane Madagaskar me rezultat 1-0 në Paris të Francës.
Golin e vetëm e shënoi debutuesi, Edon Zhegrova me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes në minutën e 47-të.

Ky gol i Zhegrovës vjen pikërisht në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Kosovës.

Po ashtu, kjo fitore erdhi edhe në debutimin e trajnerit të ri, Bernard Challandes.