Kosova, i vetmi vend me patentë shoferi mobil

0
174

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur që përmes Agjencisë për Regjistrim Civil, e mbështetur edhe nga një kompani gjermane do të lansojnë projektin: “Patentë-shoferi mobil”.

Ndryshe, Kosova është vendi i parë në botë që do të ketë këtë aplikacion për patentë-shoferë, i cili do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve të cilët posedojnë lejen e qarkullimit, dhe e cila mund të lexohet nga telefoni mobil.

Ky projekt, ashtu siç bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme do të lansohet gjatë ditës së nesërme, e premte më 23 shkurt./lajmi.net/