Kosova kthehet me 8 medalje nga Turqia

0
565

Gjatë ditës së sotme ka përfunduar Kampionati i Mediteranit që u mbajtë në Antalia të Turqisë.

Karateistët e Kosovës fituan 8 medalje, prej tyre një e artë, dy të argjendta dhe pesë të bronzta.

Rigon Baruti i artë, ai ketë e arriti ne kategorinë e kadetëve deri 57 kilogram. Betim Maliqi i argjendtë, ku mori pjesë në kategorinë e juniorëve deri në 68, kurse Endrit Shaqiri juniorë në kategorinë mbi 76 kilogram arriti të fitojë vendin e tretë apo medaljen e bronztë.

Po ashtu, edhe Melos Gashi dhe Elton Musliu u stolisen me medalje të bronztë nga Kampionati i Mediteranit, ketë e arritën në kategorinë e kadetëve mbi 70 kilogram.

Benjamin Shabani të argjendtën në kategorinë deri 75 kilogram, kurse Albulena Gervalla e bronztë në kategorinë deri në 55 kilogram U21, si dhe Donita Elshani po ashtu e bronztë në kategorinë deri 68 kilogram U21.

Kurse, ne vendin e 5-të, Redona Gashi kadete kategoria deri 47 kilogram, po ashtu edhe Njomza Osmani kadete në kategorinë mbi 54 kg, Rinor Avdullahu dhe Orgent Azemi kadete kategoria deri 52 kilogram.

Riza Mahalla i 7-ti, kadetë deri në 70 kilogram, po ashtu edhe Vesa Ibrahimi kadete deri në 59 kilogram.