Kosova merr vërejtje nga UEFA

​Fusha e stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është aspak në gjendje të mirë dhe do të riparohet para ndeshjeve të marsit me Danimarkën e Bullgarinë.

Kështu ka thënë numri një i FFK-së, Agim Ademi, në një intervistë për RTK-në, transmeton Gazeta Express.

Ademi ka bërë të ditur se UEFA ka reaguar për gjendjen e fushës, që nuk është aspak e mirë për shkak të aktivitete të shumta së fundmi.

Prishtina e Flamurtari, që kur kanë nisur sezoni pranveror – janë duke i zhvilluar ndeshjet në stadiumin “Fadik Vokrri”, çka ka bërë që fusha të prishet.

“Bari nuk është në gjendjen më të mirë sepse edhe është e ngarkuar fusha me kampionat”, tha Ademi.

“Ekipi i mirëmbajtjes po punojnë shumë. Do ta riparojnë fushën për ndeshjet me Danimarkën dhe Bullgarinë”, deklaroi Ademi.

Ademi thotë se fusha ka ardhur në këtë gjendje për shkak se aty po luanë Prishtina, Flamurtari dhe Kombëtarja, ndërsa, duke e pranuar se UEFA ua ka tërhequr vërejtjen, premtoi se gjithçka do të jetë në rregull deri më 21 mars, kur Kosova të zbresë për t’u përballur me Danimarkën, katër ditë para nisjes së fushatës për “Euro 2020” me Bullgarinë.