Kosova mposhtet nga Anglia në ‘Fadil Vokrri’, i mbyll me humbje kualifikueset (Video)

Kosova ka pësuar humbje 0-4 nga Anglia, kështu për t’i mbyllur kualifikueset për Kampionatin Evropian 2020.

‘Dardanët’ u paraqitën mjaft mirë këtë takim, por momente të caktuara vendosën fatin e ndeshjes e që ishte humbja e parë në ‘Fadil Vokrri’.

Në 45 minutëshin e parë u shënua vetëm një gol, të cilin e realizoi Harry Winks (32’).

Ndërkohë tre gola të shpejtë në fundin e pjesës së dytë vulosën rezultatin 0-4, të cilët u shënuan nga Harry Kane (79’), Marcus Rashford (83’) dhe Mason Mount (90′).

Kosova e mbyll ciklin kualifikues në grupin A me 11 pikë në vendin e tretë, që ishte historike për tanët.

https://youtu.be/I8dIs6LHi5Y

https://youtu.be/0T_AnzmRc6U

https://youtu.be/mI7A6lU2SRY