Kosova Schaerbeek kualifikohet në finale të kupës

Klubi Futbollistik “Kosova Schaerbeek” është kualifikuar në finale të kupës frankofone në Belgjikë, ku në gjysmëfinale ka mposhtur ekipin “Royale Union Lasne-Ohain” me rezultat 3:1.

Në finale do të takohet me ekipin “Rcsbrainois L’officiel”.

Klubi Futbollistik “Kosova Schaerbeek”  është një klub nga Brukseli, ku presidenti i këtij klubi është Xhevat Abazi, i cili ka qenë një futbollist.