Kosova triumfon me 5 medalje nga Kampionati Ballkanik

Kosova po tregon suksese të mëdha në shumë fusha të sportit.

Së fundi, në Kampionatin Ballkanik, sportistët kosovarë morrën një medalje të artë, dy të argjendta dhe dy të bronzta. Ky është numri i medaljeve të fituara nga Kombëtarja e Kosovës në boks në Kampionatin Ballkanik “Antalia 2019”, që prej 10 dhjetorit e deri sot u mbajt në Antalia të Turqisë.

Medaljen e artë e fitoi Donjeta Sadiku, e cila sot në finale mposhti turken Sema Caliskan, në kategorinë -64 kg. Caliskan këtë vit kishte fituar medaljen e bronztë në kampionat botëror.

Nga ana tjetër, në finale u mposhtën Shpejtim Bajoku (-63 kg) dhe Besart Pireva (-75 kg), të cilët u stolisën me medaljen e argjendtë.

Po ashtu, të bronztën e fituan Patriot Behrami (-69 kg) dhe Bashkim Bajoku (-52 kg).

Kosova u paraqit me pesë boksierë dhe trajnerët Shefki Bogujevci dhe Besim Brahimi.

Drejtësinë e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli, përcjell albinfo.ch.