Kosova U-21 mposhtet nga Anglia U-21

Anglia U-21 e ka mposhtur sonte Kosovën U-21 me rezultat 2 – 0.

Ishte mesfushori i Manchester City, Phil Foden që shënoi dy golat, në minutën e 25-të dhe golin e dytë në minutat shtesë të lojës.

Kosova është detyruar të bëjë zëvendësim në minutën e 34-të, pasi sulmuesi Lirim Mema u lëndua dhe lëshoi fushën e lojës për Arbnor Mujën.

Kosova është në Grupin e tretë, ku rival kryesor për kualifikim në Evropianin 2021 i ka Anglinë dhe Austrinë.

Tre pozitat e para me nga 6 pikë, i mbajnë Anglia që është e para, Austria është e dyta dhe Kosova është e treta, e cila deri para pak minutash mbante pozitën e parë.