Kosova U21-Gjermani U21, përfundon pa fitues, Kosova merr një pikë të madhe

0
380

Kosova U-21 ka luajtur sonte me Gjermaninë U-21 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, duke luajtur baraz 0-0  dhe duke marrë një pikë shumë të vlefshme.

Edhe pse përballë kishin kampionin në fuqi të Botës dhe Evropës, djelmoshat e Rafet Prekazit kanë zhvilluar lojë të disiplinuar nga fillimi deri në fund.

Kosova me këtë barazim mbetet në vendin e 4 më 11 pikë, aq sa ka edhe Irlanda U21 dhe Norvegjia U21 në grupin e 5 për kualifikimet në Europianin e grupmoshave U21.