Kosova U21 shkruan historinë në hendboll – kualifikohet në Kampionatin Botëror

0
175

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka shkruar histori.

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në hendboll ka shkruar historinë duke u bërë përfaqësuesja e parë e Kosovës që arrin të kualifikohet në një Kampionat Botëror.

”Dardanët” sot fituan ndaj Taipeit Kinez me rezultat 30:26 në finalen e IHF Intercontinental për të siguruar kualifikimin në Botëror, raporton lajmi.net.

Kampionati Botëror 2019 do të mbahet në Spanjë në muajin korrik.