Kosova U21 sonte përballet me Anglinë

Me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet sonte ndeshja mes Anglisë U21 dhe Kosovës U21.

Kombëtarja e Kosovës U21 gjatë mbrëmjes së kaluar ka mbajtur stërvitjen e fundit nën drejtimin e Rafet Prekazit.

Të gjithë futbollistët janë të gatshëm, dhe përkundër faktit se përballë do të kenë një kundërshtar shumë cilësor, dardanët e rinj e presin me shumë entuziazëm këtë ndeshje.

Kosova renditet e para në grup me gjithsej 6 pikë, pas dy ndeshjeve të zhvilluara ndërsa Anglia renditet në pozitën e katërt me gjithsej 3 pikë të fituara nga një ndeshje të zhvilluar.