Kosova zgjohet me ajër të pashëndetshëm: Shifra rekorde të ndotjes gati në të gjitha qytetet

0
219

Fushë Kosova, Vitia, Peja, Gjakova dhe Prishtina, janë zgjuar me ajrin më të pashëndetshëm në Kosovë, ku ndotja ka kaluar në nivele shumë të mëdha.

Derisa Prishtina vazhdon të qëndrojë në top listën e vendeve më të ndotura në botë gjatë stinës së dimrit, katër qytete tjera të Kosovës kanë arritur shkallën e ndotjes së ajrit, në një shifër rekorde.

Në aplikacionin për matjen e ndotjes së ajrit, Fushë Kosova dhe Vitia kanë ajrin më të pashëndetshëm sot.

Në këtë mëngjes Fushë Kosova nivelin e ndotjes e ka 238 AQI, ndërsa Vitia 213 AQI.

Pas këtyre dy qyteteve radhitet Peja, që niveli i ndotjes së ajrit atje shënon vlerën prej 208 AQI.

Ndërkaq kryeqyteti i cili njihet për ajrin më të ndotur në vend, në këtë ditë vikendi radhitet në vendin e pestë për nga ndotja.

Vlera e ndotjes së ajrit në Prishtinë sot është 180 AQI.
Lexues të Metros kanë dërguar fotografi ku shihet se si ajri ndotur dhe smogu e kanë mbuluar një pjesë të Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit.

Vazhdimisht po kërkohet nga instituiconet që të marrin masat e duhura për këtë çështje, pasi që sipas hulumtimeve ajri i ndotur është një nga arsyet që po ndodhin shumë vdekje në vend.

Lidhur me ndotjen e ajrit në Kosovë është protestuar vite më parë. /gazetametro.net