Kosovare Asllani shënon gol të bukur në Kampionatin Botëror (video)

Kosovare Asllani ka realizuar sërish në Kampionatin Botëror të femrave.Futbollistja kosovare që luan për kombëtaren e Suedisë, realizoi në ndeshjen kundër Tajlandës, shkruan Fokusi.info.

Suedia e fitoi me rezultat të thellë 5 – 1 takimin kundër Tajlandës, në kuadër të grupit F të Botërorit.

Asllani realizoi golin e sytë për Suedinë në minutën e 19-të.

Për Asllanin, ky ishte goli i dytë në këtë Botëror pas atij të shënuar kundër Kilit në xhiron e parë.