Kosovari drejton makinën drejt një grupi njerëzish: A kishte motive politike?

Një person 33-vjeçar ka drejtuar makinën e tij në drejtim të një grupi njerëzish, duke u shkaktuar kështu lëndime të lehta dy vetave, shkruan dpa.de. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Iserlohn të Gjermanisë, ndërsa shoferi i makinës është shtetas kosovar.

Hetuesit policorë me këtë rast përjashtojnë mundësinë që akti të ketë prapavijë politike, transmeton albinfo.ch. Ndërsa rreth faktit nëse ngarësi i makinës njihej me personat e lënduar me këtë rast, një zëdhënës i policisë ka thënë për dpa.de se “nuk mundet as ta vërtetojë as ta mohojë”.

Por, ekziston dyshimi që ky sulm të identifikohet si tentim vrasjeje. Për këtë arsye janë nisur hetimet nga një komision për vrasjet, përcjell albinfo.ch. Janë marrë në pyetje dëshmitarët e parë. Hetuesit deri tash nuk kanë ofruar të dhëna të tjera lidhur me rastin.

Zëdhënësi ka thënë po ashtu se nuk mund të shprehet ende për të lënduarit, dëshmitarët, rrjedhën e saktë të ngjarjes dhe as për motivin.

Lini një Përgjigje