Kosovari i talentuar nga SHBA-ja dëshiron ta përfaqësojë Kosovën në atletikë

Kosova çdoherë e më shumë po tregon se ka talent në të gjitha fushat e sportit. Së fundi, atleti Lirim Emërllahu është një nga emrat e rinj që zotëron shumë talent dhe premton shumë në të ardhmen me kapacitetin që ka, transmeton albinfo.ch.

Edhe pse nuk flet rrjedhshëm në gjuhën shqipe, meqë është rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, mesazhi i tij kuptohet mjaftë mirë.

20-vjeçari ka thënë se dëshiron ta përfaqësojë Kosovën në atletikë dhe beson se sukseset nuk do t’i mungojnë.

Po ashtu, ai tregoi se ka kontaktuar me Federatën e Atletikës së Kosovës, por që akoma nuk ka marrë përgjigje.