Kosovarja nga Zvicra kërkon ndihmën tonë: Votojeni për finalen e ‘The Voice of Switzerland’

Drilona Musa, artistja me origjinë nga Kosova ka arritur në finalen e “The Voice of Switzerland” që pritet të mbahet sonte me fillim nga ora 20:15.

Ajo përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Facebook ka kërkuar votën e gjithë shqiptarëve që janë në Zvicër.

26-vjeçarja ka bërë thirrje që ta votojnë përmes telefonit me thirrje apo me mesazhe dhe njofton se votimi vlen vetëm nga Zvicra.

“Nesër është finalja e The Voice of Switzerland. Ju lutem votoni nesër për mua përmes telefonit (Thirrje/sms). Në kanalin 3+ prej orës 20:15. Votimi mund të bëhet vetëm nga Zvicra. Ju kërkoj ndjesë. Shumë faleminderit”, ka shkruar ajo mes tjerash.

Musa u bëri përshtypje të gjithë trajnerëve të “The Voice” me paraqitjen e saj të mahnitshme në audicionet e fshehura.

Bukuroshja është pjesë e skuadrës së Anna Rossinelli, ndërsa mori vëmendje të madhe me interpretimin e këngës “Toxic” të Britney Spears.

Drilona përndryshe është lindur dhe rritur në Zvicër, prindërit e së cilës janë me prejardhje nga Kosova