Kosovë e Shqipëri bashkohen në basketboll: Këto janë klubet që do të marrin pjesë në ‘Ligën Unike’

Sot është hedhur e zeza mbi të bardhën. Sot u jetësua ëndrra e shumë shqiptarëve.

Pas një pune të gjatë dhe intenstive, në Tiranë, u nënshkrua marrëveshja për formimin e Ligës Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Një ligë me tetë skuadra. Katër më të mirat nga të dy vendet. Ëndrra e kamotshme bëhet realitet për formimin e një lige mes dy vendeve shqiptare.

Saktësisht, klubet nga Kosova që do të marrin pjesë në këtë ligë janë Sigal Prishtina, Rahoveci, Ylli dhe Peja.