KQZ-ja aprovon 9 mijë e 610 pako me fletëvotime nga jashtë, numërimi i tyre bëhet ditët në vijim

0
120
Foto ilustrim

9 mijë e 610 pako të fletëvotimeve, të cilat kanë ardhur me postë nga jashtë, janë aprovuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkaq janë refuzuar 1 mijë e 324 të tilla, nga gjithsej 10 mijë e 934 sa ishin.

“Sa i përket votave me postë, raportin e kemi para dy ditësh në email dhe si shifra totale pas vlerësimit të pakove të supozuara, proces i cili ka filluar më 17 tetot dhe është përfunduar para tri ditësh, rezulton se janë 10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime të ardhura përmes postës. Numri i pakove të aprovuara është 9 mijë e 610, ndërsa numri i pakove të refuzuara është 1.324”, ka thënë Shefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj.

Ahemtaj ka theksuar se pranimi i votave me postë është bërë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve më 21 tetor dhe në ditët në vijim do të fillojë procesi i numërimit të tyre.

Ndërkaq ka treguar se gjatë ditës së shtunë do të fillojë procesi i verifikimit apo krahasimit të rezultateve të shënuara në formularë me rezultatet e kandidatëve.