KQZ refuzon kandidatin e pavarur për bashkinë e Himarës

0
34

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme refuzoi kandidaturën e Dhionisios Alfred Petro Belerit, kandidat i pavarur për kryetar të bashkisë Himarë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 30 qershorit.

KQZ mori në shqyrtim verifikimin e deklarimeve në formularin e kandidatit të pavarur për bashkinë e Himarës në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ vendosi të refuzojë kandidaturën e tij.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, KQZ vendosi të refuzojë kandidaturën e Gjin Nikës për këshillin e bashkisë Shkodër dhe të njoftojë Partinë Socialiste të Moderuar të zëvendësojë kandidaturën brenda afatit të parashikuar për dorëzimin e kandidatëve.

KQZ vendosi të refuzojë edhe kandidaturën e Alfred Alfredaj për këshillin e bashkisë Tropojë dhe njoftimin e Partisë Socialiste të Moderuar të zëvendësojë kandidaturën brenda afatit të parashikuar për dorëzimin e e kandidatëve.

Gjithashtu, KQZ vendosi njoftimin e KZAZ-së nr. 09, për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e listës shumemërore për këshillin e bashkisë Tropojë, Partia Socialiste e Moderuar, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

Pas verifikimit të formularit të vetëdeklarimit, KQZ vendosi të njoftojë këshillin bashkiak Shkodër për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Suzana Çollaku, për plotësimin e vendit vakant në këshillin bashkiak./atsh