KQZ, thirrje qytetarëve: Aplikoni për komisionerë!

Në një kohë që opozita e bashkuar ka hequr dorë nga mandatet e deputetit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përmes kreut Klement Zguri u është drejtuar me një thirrje qytetarëve shqiptarë.

Ai ftoi të gjithë qytetarët që të aplikojnë për komisionerë të KZAZ-ve duke sfiduar kështu hapur vendimin e tyre duke mos dorëzuar listat për komisionerë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura.

“Thirrje për qytetaret të aplikojnë për komisionarë, pasi KQZ bën emërime kryesisht sipas ligjit. Kjo për shkak se partitë nuk kanë depozituar anëtarët për komisionarë”, tha ai.

Ndërkohë, me 4 vota pro dhe 1 kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i dha mandatin e deputetit kandidatit të Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Arben Elezi.

Ndërsa me 5 vota pro, KQZ-ja i dha mandatin e deputetit kandidates së LSI-së, Ambra Borava, e Qarkut Shkodër.

Me 4 vota pro dhe 1 kundër KQZ i dha mandatin e deputetit kandidatit të PD-së në Qarkun Vlorë, Adriatik Alimadhi./TCh