KQZ tregon deri kur ka afat për certifikim të subjekteve për zgjedhjet në veri

Qendror i Zgjedhjeve përmes një kumtese për medie njofton subjektet politike (partitë politike, kandidatët e pavarur, koalicionet dhe iniciativat Qytetare) që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e Jashtëzakonshme lokale se deri kur mund të aplikojnë për certifikim në këtë institucion.

Sipas kumtesës, kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri 18:00, ndërsa në ditën e fundit të afatit aplikimet mund të dorëzohen deri në orën 24:00.

Afati i aplikimit për certifikim ka filluar më 9 prill dhe përfundon më 18 prill.

Zgjedhjet për kryetar të komunave në veri: Mitrovicë veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan do të mbahen më 19 maj.

Lini një Përgjigje