Krasniqi: A mban kush përgjegjësi për shkelje të Kushtetutës, apo prap përgjegjës janë Agim Veliu e Avdullah Hoti

0
299

Njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi, ka komentuar lidhur me vendim e fundit të marrë nga Gjykata Kushtetuese për vendimin e Qeverisë sa i përket kufizimit të lëvizjes së qytetarëve.

Krasniqi ka shprehur dyshimet e tij sa i përket këtij vendimi që është marrë, se kush do të mbajë përgjegjësi, duke satirizuar me shkarkimin e ish-ministrit të Brendshëm, Agim Veliu dhe zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka kërkuar përgjigje në pyetjen se kush do të përgjigjet për këtë vendim që ishte në kundërshtim me Kushtetutën, apo do të jenë përgjegjës Agim Veliu dhe Avdullah Hoti, thotë ai.

“Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e qeverisë, thotë se është në kundërshtim me Kushtetutën. E tash, a mban kush pergjegjesi, apo prape pergjegjes jane Agim Veliu e Avdullah Hoti?”, ka shkruar Krasniqi.

Sot Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka vlerësuar anti-kushtetuese masat e marra nga Qeveria për kufizimin e lirisë së lëvizjes, si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së kornavirusit.

Përmes një komunikate, kjo gjykatë ka njoftuar se vendimi nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe si afat për shfuqizimin e këtij vendimi ka lënë datën 13 prill.