Sonte në supersport 2 në ora 23:00

Robin Haxhi Krasniqi sonte do të kthehet në ring pas gati një viti dhe do të kërkojë fitore, pas humbjes së pësuar në meçin eliminator për titull bote nga veterani Arthur Abraham.<

Kundërshtari i Krasniqit është polaku Bartolomiej Grafka, ndaj të cilit Kransiqi konsiderohet favorit, nëse shikohet bilanci në karrierë dhe forma në meçet e fundit.

Të drejtat televizive për transmetimin e meçit Krasniqi – Grafka, për Kosovë dhe Shqipëri, i ka fituar Digitalb.

Meçi i boksierit nga Juniku do të transmetohet në kanalin Supersport 2.Sfida pritet të fillojë rreth orës 23:00.Meçi do të zhvillohet në Gjermani në Erdgas Arena, Halle an der Saale, në Sachsen – Anhalt.