Krasniqi: Kurti nuk e largoi taksën kur kërkoi SHBA, po e largon kur po i tronditet karriga e pushtetit

0
327

Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka thënë se Vetëvendosje po mundohet të gjej pretekste për të arsyetuar pse u rrëzua qeveria.

Krasniqi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se tashmë aspak sinqeritet nuk ka nga qeveria Kurti.

“Para një jave na thanë se taksa nuk hiqet pasi ekziston një marrëveshje sekrete dhe se nëse do të largohej taksa ajo të nënshkruhej automatikisht. Çfarë ndodhi tash , a është zhdukur ajo marrëveshje?!”, tha ai.

Ish-deputeti i PSD-së thotë se Kurti nuk e kishte marrë seriozisht LDK-në në kërkesat e saja.

“Albin Kurti nuk e hoqi taksën edhe kur Amerika tha sot do t’i largojë trupat dhe kur i ndali 200 milionë euro investime, por e largoi kur iu tronditë sot karriga e pushtetit”.

Krasniqi thotë se Kurti me këtë veprim po do të jep mesazhin se të gjithë janë bërë kundër tij e jo se ai u rrëzua për shkak të taksës.

Zyrtari i PSD-së thotë se LDK po e rrëzon qeverinë për shkak të taksës pasi nëse do të kishte diçka tjetër kundër Vetëvendosjes nuk do futej fare në koalicion para dy muajve.