Krasniqi: Kurti vazhdon të jetë mashtrues – ka qenë dhe do të jetë frikacak

Gënjeshtar e frikacak, e ka quajtur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai në Debat Plus, tha se ai “ende vazhdon të jetë mashtrues, ende vazhdon të mos e tregoj të vërtetën”.

Krasniqi e quajti frikacak Kurtin, për shkak se sipas tij ai ka frikë nga e vërteta.

“Tuc gjithqysh, tuc ka qenë, tuc është, tuc ka me përfundu karrierën. Sepse tuta kryesore është të frikohet të mos e flasë të vërtetën. Ky ka dalë prej takimit duke u krekos që e ka pranu marrëveshjen e nuk tregonte se e ka pranu Asociacionin”, ka thënë ai.

Krasniqi tha se Kurti ka bërë që bashkësia ndërkombëtare ta humb besimin te Kosova.