Krasniqi-Kurtit: Kur t’ka ikë zemra, kot mundohesh me mbetë gjallë përmes stentave

0
509

Pas disa javësh pauze, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u është rikthyer përsëri aktiviteteve politike. Së fundmi ai ka mirëpritur angazhimin e Dr. Irfan Daullxhiut në subjektin e tij.

E ndërkohë, këto ‘lëvizje’, nuk i kanë bërë aspak përshtypje Frashër Krasniqit nga PSD.

Sipas tij, Kurti kot po mundohet të mbetet gjallë.

Kur t’ka ikë zemra, kot mundohesh me mbetë gjallë përmes stentave”, ka shkruar Krasniqi krahas fotografisë.