Krasniqi: LDK dhe VV po duan që pa asnjë fije turpi të vendosin Kosovën në kolaps

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi, duke folur  për kërkesen e Komisionit Parlamentar të Buxhetit  thënë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, se nëse buxheti i Kosovës nuk kalon, probleme të reja do të ketë në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.
Krasniqi ka treguar se nëse buxheti nuk kalon deri me 1 shkurt, institucionet e Kosovës nuk do të mund të shpenzojnë më asnjë centë dhe sipas tij nuk mund të bëhet asgjë.
“Nëse nuk kalon buxheti me 1 shkurt, institucionet e Kosovës nuk mund ta shpenzojnë asnjë centë, nuk do të mund të bëhet asgjë, ma merr mendja që do të kalohet buxheti”, tha Krasniqi, transmeton Gazeta Metro.
“Mos votimi nga ana e opozitës, përkundër luftës pozitës, është tentim i drejtpërdrejt pa asnjë fije turpi për vendosjen e Kosovës në kolaps, por le ta dinë të gjithë se qëndrimi i opozitës është që Kosova me qenë kolaps, pasi këta dëshirojnë me dhënë një mesazh për Qeverinë, ka parti këtu që dëshirojnë kolapsin, ka disa që nuk e njohin shtetin e Kosovës akoma”, tha Krasniqi, transmeton Gazeta Metro.
Krasniqi ka treguar se buxheti për vitin 2019 shpreson që të kalohet dhe mos të ketë probleme të reja, ku pagat dhe gjitha gjërat e tjera nuk mund të epen më, pasi buxheti nuk mund të preket nëse nuk kalohet në Kuvend./gazetametro.net