Krasniqi siguron të argjendtën

0
221

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka siguruar medaljen e argjendtë dhe do ta kërkojë të artën pas fitores në gjysmëfinale në Tunis Grand Prix.

Krasniqi e mposhti Anja Stangarin nga Sllovenia në gjysmëfinale në kategorinë deri 52 kilogramë, transmeton Express.

Edhe Nora gjakova e ka siguruar të argjendtën dhe më vonë do të luftojë për të artën në turneun e parë për këtë vit në xhudo.

Krasniqi në finale do të përballet me xhudisten nga Brazili, Jessica Pereira. /Express/