Krasniqi: Taksa të pezullohet, kurse marrëveshja me Serbinë të kushtëzohet

Jakup Krasniqi në një intervistë në emisionin  Argument Plus në RTV 21.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, vlerëson se presioni nga Washingtoni dhe Brukseli për heqjen e taksës ndaj Serbisë është në adresë të gabuar dhe se ky presion duhet të orientohet nga Beogradi. Por shton se, meqë  çlirimin e vendit dhe pavarësinë e kemi arritur në mënyrë të koordinuar me aleatët, atëherë politika e Kosovë duhet të unifikojë qëndrimet që taksa të pezullohet në një afat deri në 6 muaj dhe nëse brenda kësaj kohe nuk arrihet marrëveshja me Serbinë taksa të rikthehet.
Intervistën e plotë që me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi e zhvilloi gazetarja Leonora DALIPI, mund ta ndiqni sonte prej orës 21:30 në emisionin Argument Plus./21Media