Krasniqi thërret për bojkotim të lokaleve ku nuk u shërbehet komuniteteve

0
109

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë thirrje që të bojkotohen lokalet ku nuk u shërbehet komuniteteve.

Në një shkrim në Facebook, ka treguar një rast të tillë që ka ndodhur së fundi në qytetin e Gjakovës.

Krasniqi ka thënë se qyteti i Gjakovës është shembull i për bashkëjetesë dhe rastet e tilla nuk duhet të ndodhin.

“Është turp që ende në lokalet e gastronomisë në qytete të ndryshme të Kosovës, në forma të ndryshme refuzojnë t’i shërbejnë pjestarët e komuniteteve dhe bëjnë diferencime! Për një rast të tillë edhe dje me informuan aktivistë nga Gjakova. Gjakova është ndër qytetet shembull për bashkëjetesë dhe rastet e tilla nuk duhet të lejohen të ndodhin”, ka shkruar ai.

Tutje shtoi se mbetet angazhim i institucioneve dhe shoqërisë që të garantojnë dhe zhvillojnë bashkëjetesën dhe mundësitë e barabarta për të gjithë qytetarët.

“Lokalet të cilat bëjnë diferencime të tilla duhet t’i bojkotojmë të gjithë!”

“Personat me ngarkesa raciste nuk duhet t’i mbështesim në zhvillim të tyre”, shkruan në fund Krasniqi.