Krasniqi thirrje LDK-së e AAK-së që të mbështesin nismën për shpërbërjen e Kuvendit: Zgjedhjet domosdoshmëri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është deklaruar edhe një herë pas darkës së punës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebok, Krasniqi u ka bërë thirrje partive të tjera opozitare Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ta mbështestin nismln për shprndarjen e Kuvendit në mënyrë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Kosova është në agoni! Neve na shqetëson shumë fakti që ka shumë bashkëqytetarë që e kanë të vështirë ta lidhin muajin me muaj. Çmimet janë rritur shumë, pagat kanë mbetur të njëjta dhe familjet kosovare po përballen me vështirësi të ndryshme. Në anën tjetër, qeveria nuk po bën sa duhet për ta. Mbi këtë premisë, konsideroj se duhet të mblidhemi sa më parë të gjithë liderët e partive politike parlamentare dhe, me konsensus të përbashkët e pa protagonizëm individual, të vendosim për datën e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe për shpërndarjen e kësaj legjislature të paralizuar. Uroj që edhe partitë e tjera të mbështesin një nismë për shpërndarjen e Kuvendit. Stagnimi i theksuar i shtetit, posaçërisht në ekonomi, por edhe në rrafshin ndërkombëtar, nuk mund të presë më shumë.”, ka shkruar ai.

Sipas Krasniqit, zgjedhjet e parakohshme nuk janë më një dëshirë politike – por një domosdoshmëri nacionale.

“PDK është gati! I gjithë vendi është gati!”, u shpreh ai.

Krasniqi foli edhe për takimin me Kurtin. Ai shprehu gatitshmërin e PDK-së për takime kurdo që është interesi për shtetin.

“Si PDK, duke respektuar gjithmonë trashëgiminë tonë politike, për interesin e shtetit dhe zhvillimin e tij, do të jemi gjithmonë të gatshëm të takohemi dhe të bisedojmë kurdo dhe me këdo.”, ka shkruar ai.

Lini një Përgjigje