Krim i organizuar me barna

Sipas burimeve të Fokusi.info, nëpër qendrat e mjekësisë familjare, në shkallë të gjerë, pothuajse në tërë Kosovën është duke u kryer një krim i rëndë ndaj pacientëve dhe qytetarëve.
Mjekët, të lidhur me kompani të ndryshme farmaceutike, janë duke anashkaluar listen esenciale dhe po përshkruajnë barna sipas porosive të kompanive e me kompenzim nga to, ndërsa barnat e listës esenciale mbesin nëpër depo deri në skadim të afatit të përdorimit.
Ky është një krim i organizuar që godet qytetarët dhe buxhetin e shtetit!/Fokusi.info