Kroacia ndalet nga Azerbajxhani (Video)

Azerbajxhani e ka befasuar Kroacinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, pasi kanë barazuar 1-1.

Të parët ishin kroatët ata që kaluan në epërsi me anë të Luka Modriçit që shënoi në minutën e 11-të nga pika e bardhë.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të Kroacisë, derisa e dyta kishte një epilogë tjetër.

Azerbajxhani arriti të konsolidohej më shumë në mbrojtje, duke tentuar me anë të kundërsulmeve.

Vendasit ia arritën qëllimit të strategjisë së tyre, pasi në minutën e 72-të e barazuan rezultatin me anë të Tamkin Khalilzada.

Kroacia është lidere e Grupit E me dhjetë pikë të grumbulluara, të ndjekur pas nga Hungaria me nëntë, Uellis dhe Sllovakia me gjashtë dhe Azerbajxhani që e fitoi pikën e parë.

https://www.youtube.com/watch?v=513CmqHwnXk