Kroacia siguron kualifikimin tutje, eliminohet Belgjika

71

Kroacia ka kaluar tutje në Kampionatin Botëror duke e eliminuar Belgjikën nga Botërori “Katar 2022”.

Ndeshja u mbyll pa gola 0:0, rezultat ky që i konvenoi Kroacisë pasi e mbylli fazë e grupeve si e dyta dhe eci tutje, derisa Belgjika duhet t’i paketojë gjërat dhe të kthehet në Bruksel.

Ndeshja ka prodhuar shumë emocion ndërsa figura më tragjikë mbetet Lukaku që ka humbur disa raste tejet të mira shënimi. Në këtë Grup si i pari u kualifikua Maroku.