Kryeministri Haradinaj emëron një Ministre

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka emëruar Dijana Ziviq, Ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Ai këtë e bëri të ditur përmes postimin në Facebook.
“Kam emëruar sot ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq. Ministres së re i dëshirova suksese në detyrën e saj dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përmbushjen e objektivave të këtij dikasteri qeverisës”.
RH