Kryeministri Haradinaj kujton masakrën në fshatrat e Rahovecit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrën e kryer në fshatrat e Rahovecit.

“Sot bëhen 19 vjet nga masakra e kryer në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestovc.

I kujtojmë sot me dhimbje dhe krenari 75 martirët e Celinës, 69 martirët e Fortesës dhe 49 martirët e 5 dëshmorët e Brestocit.

Të rënët në këtë tokë janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria dhe do të jetojnë në kujtesen e popullit gjithmonë.

Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.