Kryeministri Haradinaj niset nga Bullgaria në Kosovë, sonte mbërrin në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianj ka qëndruar në aeroportin e Sofjes së Bullgarisë për disa orë. Ai nuk ka mundur të aterrojë në Prishtinë, në kohën që ishte paraparë për shkak të motit të vështirë, dhe për këtë është kthyer mbrapa.

Por, pritja e tij tashmë ka marrë fund.

Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi ka treguar se tashmë veç kanë hipur në avionin e kompanisë WizzAir.

“Tash jemi në avion. Fluturimi sipas orës së Kosovës është e paraparë në 22:50. Me neve janë të gjithë qytetarët që kanë qenë në avionin që u pamundësuar të aterrojmë në Prishtinë”, ka treguar ajo.

Gashi ka thënë se gjatë gjithë qëndrimit në Sofje kanë qenë të shoqëruar edhe nga përafruesit e të dyja ambasadave që janë në Bullgari.

Kurse, Valentina Gara nga Aeroporti i Prishtinës ka njoftuar se fluturimi nga Sofja do arrij në Prishtinë në orën 00:15.

“Fluturimi nga Londra qe ishte divertuar ne Sofie pritet te arrije ne ANP Adem Jashari” rreth ores 00:15” ka shkruar ajo në Facebook.