Kryeministri Haradinaj shkarkon Ministrin Teodosijeviq – i quajti gjakpirës shqiptarët

0
285

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë vendim që ta shkarkojë Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq, pasi ky i fundit ka ofenduar shqiptarët dhe ka thënë se Masakra e Reçakut është një trillim.

Ja postimi i Kryeministrit:

Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi.

Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.