Kryeministri Haradinaj takohet me homologun malazez

0
200

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, ka arritur në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku po zhvillon takim me kreun e shtetit Ramush Haradinaj.

Në takim, po marrin pjesë edhe zëvendëskryeministrat e vendit, Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dalibor Jevtiq.

Sipas njoftimit të zyrës së Kryeministrit, takimi do të zgjasë një orë. Pas këtij takimi do të ketë edhe konferencë për media, ku krerët shtetëror do të dalin me qëndrimet e tyre, raporton GazetaBlic.com