Kryeministri Hoti paralajmëron masa ndaj laboratorit të familjes së Devollve

Qytetarët e Kosovës po paguajnë deri në 200 euro për një test PCR në laboratorin privat ““Medical & Laboratory Services”. Një gjë e tillë është e papranueshme për ekonominë e tregut.

Si rrjedhojë ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës. Kryeministri i vendit ka thënë se situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut. Hoti ka bërë thirrje që të raportohen rastet e keqpërdorimeve nga këto laboratorë.

“Situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është në krye të detyrës dhe do të zbatojë ligjin shpejt dhe me efikasitet të plotë ndaj të gjithëve pa përjashtim. Raportoni rastet”, ka shkruar Hoti.

E një qytetarë dje i ka paguar 200 euro për ta kryer një test me metodën PCR në laboratorin “Medical & Laboratory Services” i cili gjendet në Prishtinë e që është i vetmi laborator privat në mbarë Kosovën që aktualisht bën detektimin molekular të koronavirusit.

Lexo edhe:

Në Gjermani test PCR për koronavirus 40 euro, në laboratorin e vajzës së Blerim Devollit 200 euro