Kryeministri në Roskovec, militantët e PD-së bllokojnë rrugën duke djegur goma

Dhjetra militantë të Partisë Demokratike kanë bllokuar hyrjen kryesore të Roskovecit pasi kryeministri Edi Rama do të inspektojë investimet e kryera në këtë bashki.
Protestuesit u kanë vënë flakën gomave për të mos lejuar kalimin e kryeministrit.
Mes protestuesve është edhe deputeti i Qarkut të Fierit, Enkelejd Alibeaj, shkruan Top Channel.
Në protestë mbërritën forcat e policisë, të cilët shpërndanë protestuesit dhe bënë të mundur hapjen e rrugës.