Kryeministri, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim një delegacion ushtarak amerikan

Kryeministri Haradinaj ka diskutuar me delegacionin e kryesuar nga oficeri Sean Nestor për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe për ndihmën e pakursyer të ShBA-së për FSK-në.

Haradinaj: Bashkëpunimi ynë i gjithanshëm e veçanërisht në aspektet e sigurisë gërsheton vlerat më kulmore që dy popujt tanë i ndajnë.
Miqësia jonë e përhershme me ShBA-në dhe besimi i ndërsjellë është arma më e fuqishme dhe e si e tillë, do të ruhet dhe kultivohet ndër breza.

Postimi i tij: