Kryeministri Ramush Haradinaj takon bizneset

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar përfaqësuesit e bizneseve.

Në takim z. Haradinaj u njoh me sfidat e sektorit privat dhe ju premtoj mbështetje.

Postimi i plotë në Facebook:

“Në takim me përfaqësues të bizneseve, ZRRE, kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës dhe të Odës Ekonomike Amerikane, u njoha për sfidat e sektorit privat në raport me tregun e hapur dhe koston e energjisë elektrike. Me qëllim të mbështetjes së prodhuesve vendor, i sigurova se shqetësimet e tyre do të adresohen dhe në vazhdimësi do të zhvillohen politika të favorshme që fuqizojnë sipërmarrësit”. RH