Kryeministrja e Moldavisë: Putini mund të na pushtojë, jam shumë e shqetësuar

0
146

Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita, është shprehur se vendi i saj mund të jetë shteti i radhës që pushtohet nga Rusia.

“Për momentin është një skenar hipotetik, por nëse ushtria ruse avancon në jugperëndim të Ukrainës dhe avancon drejt Odesës, do të jemi shumë të shqetësuar”, tha Gavrilita për CNN.

“Jemi shumë të shqetësuar dhe po bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Duam që luftimet të mos përshkallëzohen”, shtoi kryeministrja e vendit me 2,5 milionë banorë, që është neutral dhe nuk është anëtar i NATO-s.

Moldavia ka qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në vitin 1991, kur blloku komunist u shpërbë. Që nga nisja e luftës në Ukrainë, ky shtet i vogël ka strehuar rreth 1,5 milionë refugjatë ukrainas.