Kryeparlamentari Veseli: Edukimi ka qenë gjithmonë shtyllë themelore në rrugëtimin tonë për liri

0
274

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit ka takuar një grup arsimtarësh. Këtë njoftim ai e ka bërë në rrjetin social “Facebook”.

“Edukimi ka qenë gjithmonë shtyllë themelore në rrugëtimin tonë për liri. Sot, në sfidat e dekadës së re të pavarësisë së Kosovës, investimi në dije dhe edukim është investimi më i sigurt për zhvillimin ekonomik të vendit dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Veseli.

Postimi i plotë i Veselit:

“Në memorien e secilit prej nesh, mësuesi zë një vend të veçantë. Ende i ruaj me nostalgji kujtimet për mësuesen time të parë, dhe kur shoh bashkëshorten time derisa kontrollon detyrat e nxënësve të saj, këto kujtime më bëhen edhe më të afërta.

Sot, në Ditën e Mësuesit, pata nderin të pres në Kuvendin e Kosovës një grup arsimtarësh.

Edukimi ka qenë gjithmonë shtyllë themelore në rrugëtimin tonë për liri. Sot, në sfidat e dekadës së re të pavarësisë së Kosovës, investimi në dije dhe edukim është investimi më i sigurt për zhvillimin ekonomik të vendit dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.”

Urime 7 marsin, Ditën e Mësuesit.