Kryesia e Kuvendit mblidhet sot për demarkacionin

0
195

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot në ora 16:00 , ku në rend të ditës është shqyrtimi i kërkesës së Qeverisë për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Dje, Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimet e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Kryeministri Haradinaj në konferencë paralajmëroi se seanca e kuvendit do të mbahet brenda dy dite.“Me siguri seanca do të ftohet ose nesër ose pasnesër. Sepse nuk kemi kohë për të humbur”, kishte thënë kryeministri Haradinaj.