Kryesia e kuvendit vendosi që t’i përjashtojë nga seanca deputetët e VV-së që gjuajtën gazin lotsjellës

Kryesia e kuvendit ka vendosur që ndaj deputetëve që kanë gjuajtur gaz t’iu shqiptohet masa e përjashtimit.

Xhelal Sfeqla, Fitore Pacolli, Drita Millaku, Salih Zyba, Liburn Aliu, janë deputetët që përjashtohen nga salla, ku do të mbahet seanca.

Të njëjtit gjuajtën dy herë radhazi gaz lotsjellës në momentin kur pritej të dilte në votim marrëveshja.

Lini një Përgjigje