Kryesia e PD-së vendos për protestën e madhe

Në përfundim të mbledhjes, kryesia e re e Partisë Demokratike ka vulosur datën 16 shkurt për të mbajtur protestën e madhe opozitare.
Mediet raportojnë se protesta do të nisë në orën 11:00, ndërsa do të paraprihet nga protesta të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Kujtojmë që Kryesia e re e PD-së u mblodh dje rreth orës 17:00 për të parën herë, për t’ia lënë radhën mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve (sot ora 11:00) aty ku u diskutua për formën, datën dhe të gjitha detajet e protestës së opozitës.
E pas kësaj mbledhje anëtarët e Kryesisë së PD-së u mblodhën sërish sot pasdite për të vendosur datën dhe orën e protestës së madhe.